Debati Gjesti-Rozana, Arbri: Po përdorni shantazhe, ju ka hipur vetja në qejf

30 Mars 2025, 00:05 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Debati Gjesti-Rozana, Arbri: Po përdorni shantazhe, ju ka hipur vetja

Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar përplasjen e ashpër mes Eglit, Gjestit dhe Rozanës.

Sipas tij, Egli dhe Gjesti po mundohen ta fundosin Rozanën, duke e shantazhuar dhe përdorur informacione të pasakta nga jashtë.

Arbër: Egli dhe Gjesti duan të fundosin Rozanin. Egli nuk e ka përtypur faktin që ata të dy kishin një raport miqësor, Hallet e çiftit i keni çuar ju te Rozana. Secili për hallin e vet po tenton ta fundosi. Njëri duke përdorur shtantazhet dhe njëri duke përdorur skuthlliqet e Kellyt. Të ka hyp vetja në qejf Gjesti, po e sulmon me argumente të dobta Rozanën, sepse ti ke frikë nga Rozana. Sa i përket marrëdhënies Rozanës dhe Eglit, çfarë të ka thënë Rozana ty Egli, ia ke thën ti Gjestit.

Egli: Po e shet njësoj si Rozana. Që mua nuk mu paska dashur të punoj me mendjen time por më është dashur një Rozana

Arbër: Më thuaj çfarë të ka bërë Rozana ty

Egli: Mi ka përdorur të gjitha, më ka thënë ti derdh lot kudo. Më kanë thënë nuk të ecin gjërat se je kështu si je.

Arbër: Më ka zhgënjy dhe Kelly, ngjarja ka ndodhur jashtë ekranit dhe Rozana ka fituar pafajësinë. Dilni more përballë njëri tjetrit.

Ledio: Thua në një transmetim që ke parë një video live në Tv, këtë video dua ta shoh dhe unë. Nëse thua dallaveret e tua, ama nëse thua…nuk je te kafja e lagjes je në Big Brother.