“Do të ketë një rol të rëndësishëm në…”- Kush u zgjodh lideri i shtëpisë së BBV 4?

Dita e sotme ka patur shumë dinamika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Pas përjashtimit të Jozit nga gara, kanë nisur debatet e shumta mes banorëve.
Por jo vetëm kaq, pasi sot është zgjedhur edhe lideri i ri i shtëpisë. Në shtëpi ka hyrë një zarf i bardhë, në të cilin thuhej se banori që zgjidhet lider ka një rol të rëndësishëm në spektaklin e së martës.
“Banorë, është momenti që të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider. Këtë rol e fiton ai ose ajo që ka më shumë vota. Kujdes! Lideri do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në prime-n e ditës së martë”, thuhet në zarfin që Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Banorët votuan me radhë duke thënë një emër dhe një arsye dhe me shumicë votash lider u zgjodh Laerti. Tashmë të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë roli do të ketë ai të martën në mbrëmje gjatë spektaklit.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

