Dwayne Johnson do të luajë në thrillerin “Breakthrough”

Pas bashkëpunimit të tij në filmin e Benny Safdie-t "The Smashing Machine" dhe pak para se të merrte rolin kryesor në filmin e radhës të Martin Scorsese-s, Dwayne Johnson konfirmon rikthimin e tij në bashkëpunim me A24 për projektin "Breakthrough".
Është një thriller psikologjik, i shkruar nga ylli në ngritje Zeke Goodman, i cili aktualisht është në kërkim të një regjisori. Johnson thuhet se tashmë ka "siguruar" një rol bashkë-protagonist, që është një tjetër kthesë interesante dhe e papritur në karrierën e tij pas sukseseve të mëdha.
Filmi "Breakthrough" zhvillohet në fillim të viteve 2000 në Kalifornian Jugore dhe përqendrohet në një të ri të zhgënjyer i cili e gjen veten nën ndikimin e një guru karizmatik të vetëndihmës. Megjithatë, pas pranisë së tij simpatike fshihet një natyrë thellësisht manipuluese dhe një axhendë më e errët. Burime pranë produksionit thonë se Johnson do të luajë rolin e gurusë enigmatik. Sipas World of Reel, kasting për rolet e mbetura është duke u zhvilluar.
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Johnson, në moshën 52 vjeç, po e drejton karrierën e tij në një territor më realist dhe dramatik. Në një intervistë me Variety vitin e kaluar, ai foli për ndryshimet në prioritetet e tij.
“Dua të bëj filma që kanë rëndësi, që eksplorojnë njerëzimin, luftën dhe dhimbjen. Jam në këtë pikë të karrierës sime ku dua më shumë. Dhe nuk dua të them se dua të blej më shumë bileta. Dua të them, dua më shumë njerëzim”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

