Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë, ndan momentet emocionuese nga lindja

5 Shkurt 2025, 15:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë,

Gazetarja Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë. Ajo e ndau lajmin në Instagram, duke publikuar një video nga momenti i ardhjes në jetë të djalit të saj, i cili lindi ditën e djeshme, më 4 shkurt.

Fatma falënderoi bashkëshortin për mbështetjen dhe emocionet e forta gjatë procesit të lindjes, si dhe Zotin për këtë bekim.

“4.2.2025, Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet dhe lotohet. Faleminderit dashurisë time, babit më të mirë në botë që këtë herë ishte pjesë e gjithe procesit dhe e bëri më të bukur, emocionues, ngashëryes përjetimin, kemi qarë të dy sa për gjithë vitin. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, faleminderit vetes time, je nona, e ke mbyt. Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Fatma Haxhialiu.

Ajo ka zbuluar më herët se foshnja është djalë dhe emri i tij nis me shkronjën “N”.

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)