Fituesja e Miss Golden Girl është e dashura e gazetarit shqiptar

Bjellorusia këtë vit u përfaqësua në "Miss Globe" nga Ekaterina Dubenik, e cila arriti të kurorëzohej si “Miss Golden Girl”, në një ceremoni që u zhvillua në Tiranë të shtunën, më 15 tetor.
Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit të njohur Klinton Zeqirajt.
Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit "Stop", prej kohësh është në një lidhje me Ekaterinën. Dyshja u njohën në Sarandë dhe siç ka treguar Klintoni, ajo është personi i duhur për të.
"Kam një shprehje që ua them gjithmonë njerëzve që më shoqërojnë: “Mos dashuroni sende dhe persona, por për motive dhe qëllime!”. Të flas për dashuri jete është akoma herët. Mendoj se kam gjetur personin e duhur pasi më plotëson në shumë tipare dhe në karakterin që unë kam. Kemi gjithashtu edhe shumë të përbashkëta. Jemi thuajse i njëjti tip", është shprehur Klintoni në një intervistë për "Panorama plus".
"Me të mbaruar studimet, Katerina me dëshirën e saj do që ne të jetojmë në Shqipëri", ka treguar gazetari duke shtuar se edhe martesa nuk është shumë larg.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
