Heidi dhe Romeo drejt ndarjes? Çifti debate të forta mes njëri-tjetrit

23 Shkurt 2024, 15:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Heidi dhe Romeo drejt ndarjes? Çifti debate të forta mes

Heidi dhe Romeo, një nga çiftet më të preferuar nga publiku, brenda shtëpisë së Big Brother Vip, duket se po përjetojnë krizën e parë në çift.

Ata e kanë nisur ditën me debate dhe Romeo shprehet se është i zhgënjyer nga partnerja e tij, teksa i thotë se në darkë i kap dorën ndërsa ditën e sulmon para publikut.

Zanafilla e ftohjes së papritur të çiftit është një debat që Juli pati me Romeon dhe ndërhyrja e Heidit u pa nga aktori si mbështetje ndaj ‘kundërshtarit’ të tij.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon

Heidi: Nuk është kështu

Romeo: Është fiks kështu

Heidi: E ke kuptuar gabim

Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur

Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatave që ti ke me të tjerët

Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do t’a hash atë tjetrin. E jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët

Heidi: Ti po ndahesh nga unë

Romeo: Unë po ndahem nga ti?

Heidi: Po

Romeo: Pse ça të bëra unë?

Heidi: Asgjë, ja s’po më kupton

Romeo: S’po të kuptoj? Po nuk po më jep arsyen, se kupton këtë gjënë?

Heidi: Nuk ka arsye, thjesht si po e kthen ti

 

Po ndodh...