Hollywood i jep lamtumirën divës së muzikës Tina Turner

25 Maj 2023, 13:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Hollywood i jep lamtumirën divës së muzikës Tina Turner

Janë zhvilluar homazhe pranë rezidencës zvicerane ku vdiq artistja legjendare Tina Turner. Emra të njohur botërorë, fansa dhe dashamirës u mblodhën për ti dhënë lamtumirën e fundit divës së muzikës.

“Mendoj se është mirë që erdha herët sot. Faleminderit dhe lamtumirë Tina. Ju jeni thjesht më e mira”- tha njëri prej të pranishmëve.

“Për shkak se ajo është mbretëresha, mbretëresha e të gjitha grave, unë e dua Tinën,” u shpreh një fanse sllovene 48-vjeçare jashtë rezidencës së saj zvicerane, ndërsa turma me njerëz u rreshtuan gjatë gjithë natës për t’i bërë homazhe në shtëpinë ku këngëtarja ndërroi jetë.

Tina Turner u vendos në Zvicër në vitin 1995 me partnerin e saj, gjermanin Erwin Bach. Në vitin 2013, tre muaj pas martesës së tyre dhe pasi mori nënshtetësinë zvicerane, ajo hoqi dorë nga shtetësia amerikane.

Gruaja shpërthyese, e cila i vuri flakën skenave dhe turmave anembanë botës me një zë unik dhe prani të zjarrtë në skenë që thoshte se kishte frikë të mos plakej, u shpreh për The Guardian në prill se shpresonte të mbahej mend si ‘mbretëresha e rock & roll. Duket se ia doli, pasi të gjithë po e cilësojnë si të tillë edhe pas vdekjes.

Basketbollisti Magic Johnson foli për humbjen e “mbretëreshës legjendare të rokut”, ndërsa Mick Jagger bëri homazhe për një artiste “aq të talentuar”, por edhe “të ngrohtë, me humor dhe bujar”. Ronnie Wood foli për humbjen e “mbretëreshës së rock-ut dhe shpirtit”. Tina Turner ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 83 vjeçare.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128