Incidenti në rrugët e Tiranës “shpërthen” Dafina: Ku humbi respekti

17 Nëntor 2022, 08:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Incidenti në rrugët e Tiranës “shpërthen”

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Tiranë.

Teksa ka ripostuar ngjarjen në rrjetin social Instagram, Dafina ka shkruar:

“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”

Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha, ajo e ka përplasur, por lehtë fatmirësisht. Por nuk ka mjaftuar kjo, burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që e përplasi por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur, ai përpiqet t’i thotë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. “Joq” raporton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz.

Incidenti në rrugët e Tiranës “shpërthen”

Po ndodh...

ide