Influencerja Keisli Alia zbulon dhuratën e parë që i bëri vjehrrës, ja gabimi që bëri!

2 Dhjetor 2024, 23:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Influencerja Keisli Alia zbulon dhuratën e parë që i bëri

Festat e fundvitit janë një kohë magjike! Në periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku ku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, duhet t’i postojmë në mediat sociale.

Shumë prej nesh zgjedhin që festat t’i kalojmë në destinacione të ndryshme, qoftë brenda vendit, ashtu dhe jashtë. Qoftë në vende me dëborë, apo shumë të tjerë edhe në vende të nxehta tropikale. Top Albania Radio mendon për të gjithë, duke ju sugjeruar planet perfekte gjatë këtyre ditëve festive. Dea Vieri, së bashku me të ftuarit e saj, ju vijnë në ndihmë në “Magjia e Festave”. Nga e hëna në të premte, ora 13:00!

E ftuar sot në “Magjia e Festave” ishte influencerja e njohur dhe shumë e dashur Keisli Alia. Ajo u shpreh për festat e fundvitit dhe tregoi detaje nga jeta e saj mes rrjeteve sociale dhe familjes e prindërimit. Si e zbukuron Keisli shtëpinë për festat e fundvitit?

Nga zbukurimet mundohem që çdo vit të ndryshoj tematikën e tavolinës, një vit të kuqe, një gold, një jeshile. Duhet të ketë patjetër ushqime tradicionale shqiptare, përsheshin.

Teksa Keisli tregoi për marrëdhënien e saj me vjehrrën, zbuloi:

Unë kam çuar disa gota kristali herën e parë që e takova. Por ajo nuk i përdor sepse i çova kompletin me 6, por duheshin 12. Megjithatë, i pëlqeu shumë, kemi marrëdhënie të shkëlqyer!/TAR

 

Po ndodh...