Ja se si do të reagonte vëllai i Ilnisës ndaj Meritonit po të futej në shtëpi

5 Shkurt 2024, 13:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ja se si do të reagonte vëllai i Ilnisës ndaj Meritonit po

Vëllain e Ilnisa Agollit, Kevin, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”.

Ronaldo e ka ngacmuar Kevin në lidhje me lojën që e motra po bën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3″.

Sharka e ka pyetur vëllain e Ilnisës: “Nëse ty të vjen një ftesë për t’u futur në ‘Big Brother VIP 3’ si banor, a do të futeshe? Dhe nëse po, çfarë qëndrimi do të mbaje? A do të vështirësonte hyrja jote marrëdhënien Ilnisa-Meriton?”.

Deri diku i sikletosur, Kevin Agolli u shpreh se nuk do të ndikonte në marrëdhënien e tyre.

Më pas Ronaldo e pyet: “Po nëse futesh surprizë në një prej ‘Prime-ve’, do e përshëndesje Meritonin?”.

“Patjetër që po, çfarë të keqe ka të përshëndesësh një person? Është kulturë qytetare. Do përshëndesja jo vetëm Meritonin por dhe atë që Ilnisa do kishte debate më të mëdha brenda shtëpisë”, deklaroi vëllai i Ilnisës.

 

Po ndodh...