Jo fituesja, kjo është kënga e Eurovision që theu rekord në Spotify

16 Maj 2024, 17:59 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Jo fituesja, kjo është kënga e Eurovision që theu rekord
Përfaqësuesi i Francës mahniti audiencën kur performoi këngën e tij “Mon Amour” në skenën e Eurovizionit. Slimane i emocionoi të gjithë me performancën e tij elektrizuese dhe siguroi vendin e katërt.

Mirëpo, edhe pse nuk u shpall fituesi, këngëtari 34-vjeçar vendosi një rekord pasi “Mon Amour” u bë kënga franceze më e dëgjuar në histori në vetëm 24 orë, të dielën, në Spotify, me 1.8 milionë transmetime në mbarë botën.

Kënga u rendit e 69-ta në top-listën botërore në platformën suedeze të transmetimit: mjaftueshëm për të kaluar rekordin e mbajtur më parë nga një francez.

Për më tepër, sipas Indifference Prod – labeli me të cilin ka nënshkruar Slimane – “Mon Amour” është bërë kënga franceze më e dëgjuar në botë në Apple Music.

 

Po ndodh...