“Ka marrë më të mirat e prindërve”, Bieta flet për vajzën dhe ish-partneren e Alban Dudushit

8 Dhjetor 2024, 19:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Ka marrë më të mirat e prindërve”, Bieta flet
“Goca dhe Gra”, programi që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi: Einxhel Shkira, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi, Egla Ceno. Një Talk Show mbi çështje të mprehta e tema që i flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe, çdo të shtunë, ora 22:00, në ekranin e Top Channel.

Moderatorja Bieta Sulo ka treguar shumë më shumë nga raporti me Albanin, për të cilin ka pasur përherë kuriozitet për shkak të viteve të shumta në ekran të këtij të fundit dhe lidhjes së tyre të dashurisë që lindi brenda televizionit.

Pas një videomesazhi ku Joel, vajza e Albanit, shpjegonte raportin miqësor që ato kanë bashkë, duke i kërkuar dhe një udhëtim vajzash, moderatorja u pyet nga vajzat në studio lidhur me këtë marrëdhënie.

Unë kam folur për marrëdhënien time shumë të mirë me Joelin dhe të Joelit me mua. Zakonisht meritat i merr personi që del në ekran, por besoj që një marrëdhënie shumë e mirë mes meje dhe Joelit është realizuar edhe për shkak të personave që nuk flasin.

Këtu kam parasysh familjen e Albanit, për gjithë ndërmjetësimin që kanë bërë, por patjetër edhe mamanë e Joelit, sepse sado që ti mund të mundohesh, sado Albani do donte të ishte një marrëdhënie shumë e mire në qoftë se dhe në shtëpi nuk flitet mirë, nuk respektohen këto aspekte, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme. Kështu që besoj është falë të gjitha palëve.

 

Po ndodh...