
“Ma shumë e paske dasht ti se Lori”/ Gjesti me dyshime, pyet Valbonën: Kur ke nejt me Jozin ti që e bane shok?

Marrëdhënia shoqërore e Jozit dhe Valbonës mbetet e dyshimtë akoma si për syrin e banorëve të tjerë të shtëpisë së “BBVA4” ashtu dhe në sytë e publikut.
Ndonëse kjo e fundit vijon të shprehet shpesh se Jozin e ka si vëlla, Gjesti ka akoma dyshime për shoqërinë e tyre.
Për rrjedhojë ditën e sotme përgjatë një bisede mes dyshes, artisti vërehet teksa pyet gazetaren se sa kohë ka kaluar me Jozin që e konsideron si shok të ngushtë.
Kjo e fundit me këmbëngulje vijon të shprehet se Jozi është shok dhe me vëllezërit e saj.
Sakaq kujtojmë se pas daljes së tij nga “BBVA4”, në një intervistë për Top Channel, Jozi u shpreh se Valbonën e ka takuar dy herë në jetën e tij. Një herë kur kanë pirë një kafe bashkë me një shok të përbashkët të tyrin, ndërsa herën tjetër pak para hyrjes së tyre në “Big Brother Vip Albania”.
Valbona: Ore po ta them sërish, Jozi është shok i ngushtë i dy vëllezërve të mi jo biologjikë. Më kupton? Ti e di, ty të erdhi dhe të përshëndeti . Ti e kupton se ça është shoqëria.
Gjesti: Ti Jozin shok e ke pas aa?
Gjesti: Aman, kurrë s’ju kam pa bashkë kohëve të fundit.
Valbona: Ore unë nuk kam ardh këtu për Jozin. Nuk kemi qenë këtu dy në një.
Gjesti: Moj përgjigju pse po m ik prej pyetjes. Përgjigju: Kur ke nejt ti me Jozin aq shumë sa me e pasë shok të ngushtë?
Valbona: Kam nejt aq sa duhet. Unë skam ardh këtu t’bëj lojë me Jozin.
Gjesti: Ça ke pas? Po du me ditë ça shoqërie ke pas me to. Mo shumë e paske dashtë ti sesa Loredana mor vlla. Loredana është mërzit at ditë dhe e ka kry, ti vazhdon prap.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128