Një rubrikë dedikuar muzikës, Armaldo Kllogjeri do të moderojë një program të ri televiziv
Një rubrikë tërësisht e re dedikuar muzikës popullore do t’i shtohet këtë sezon programit “E Diell” në Top Channel.
Muzika popullore, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, do të vijë si risi përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri.
Çdo të diel, në ekranin e Top Channel, do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë, këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë e qark, për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale.
“Gurra” do t’u dedikohet zërave që trashëgojnë ende muzikën e pastër shqip. Në vëmendje do të jenë sazet, kabatë, koret e grave dhe burrave.
Sofra festive, shoqëruar me biseda, histori dhe rrëfime ekskluzive, do të vendoset çdo javë në një qytet të ndryshëm. Këngëtarë dhe instrumentistë do të dhurojnë për publikun e “E Diell” vetëm performanca “live”. “Gurra” do të jetë një arkivë e trashëgimisë sonë artistike, që meriton të vazhdohet edhe nga gjenerata e re.
-
DWS, zbulohet partnerja në kërcim e deputetit Saimir Korreshi
13 Shtator, 20:18 -
Një jetë në media, Fiori Dardha zbulon “sekretin” që fsheh nën mëngë
13 Shtator, 19:09
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128