Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, reagon për herë të parë Ellsa Lila: Të papriturat e bëjnë më të bukur udhëtimin

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkuroi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në “RTSH”.
Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs.
Këngëtarja ka reaguar ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë në këtë eksperiencë.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke buzëqeshur.
-
Aksident në Tiranë, një i plagosur
29 Dhjetor, 14:50 -
-
Trashëgimtarja e L’Oréal bëhet gruaja më e pasur në botë
29 Dhjetor, 14:37 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



