Pozon 'toples' dhe provokon rrjetin/ Eliona Pitarka flet për pritjen e ëmbël dhe ka dy fjalë për patriarkatët: Edhe fëmijën e tretë e duam…

10 Prill 2023, 08:42 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pozon 'toples' dhe provokon rrjetin/ Eliona Pitarka flet për
Eliona Pitarka bëri daljen e saj publike për herë të parë me shtatzëninë e dytë në programin "Më prit në fundjavë" me Ermal Peçi. Aktorja ndau emocionet e ëmbla të lajmit fantastik se prisnin një vajzë duke treguar se ishte ky momenti që Galës donin t'i dhuronin një motër. "Shumë njerëz komentonin në Instagram për një djalë. Ne jemi shumë të lumtur që do kemi sërish një vajzë. Madje Desi, bashkëshorti edhe fëmijën e tretë e do një vajzë. Ne duam të bekohemi me tre fëmijë", tregoi aktorja. Në studio u shfaqën edhe disa foto profesionale të bëra sëfundmi ku Eliona pohoi se ndihet shumë joshëse. "Nuk e di por ndihem shumë seksi shtatzënë. I them edhe vajzave të tjera ta duan trupin e tyre në këtë periudhë, mos të kenë turp për asgjë".

Këto muaj dedikuar familjes Eliona i ka munguar publikut të saj, a do të këtë një rikthim tek komedia?

"Unë nuk jam shkëputur përfundimisht. Më mungon humori, më mungojnë rolet. Dua, dëshiroj që në shtator ti rikthehem punës", tha Eliona në "Më prit në fundjavë".

Pozon 'toples' dhe provokon rrjetin/ Eliona Pitarka flet për

Po ndodh...

ide