Sa është pasuria e Dua Lipës? Zbuloni shumën marramendëse

13 Maj 2024, 13:37 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Sa është pasuria e Dua Lipës? Zbuloni shumën

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme, e cila prej disa vitesh ka pushtuar botën me muzikën e saj. Është fjala për Dua Lipën, e cila famën e mori në vitin 2017 me albumin e saj dhe me hitet si “New Rules” dhe “IDGAF”.

Që atëherë, artistja me origjinë shqiptare ka fituar çmime si Grammy dhe Brits, dhe madje ka zënë një vend në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time.

Lipa filloi të postonte këngë në kanalin e “YouTube” si adoleshente.

Ajo nënshkroi me “Warner Music Group” në vitin 2015 dhe publikoi këngën e saj debutuese “New Love”.

Më pas publikoi albumin e saj debutues me titull “Dua Lipa” në vitin 2017. Albumi krijoi këngë hit si “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

“New Rules” u bë një nga këngët më të transmetuara nga një artiste femër në “Spotify. Ajo fitoi dy çmime Brit për “Artiste Solo Britanike” dhe “British Breakthrough Act.”

Ndërkohë sipas ‘networth‘, pasuria e Duas vlerësohet me rreth 35 milionë dollarë!

 

Po ndodh...