“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20 Mars 2026, 23:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar në “Goca dhe Gra”, ka folur për situatën e Gjestit, i cili u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje. Gimbo është shprehur se ai është shumë mirë, dhe se situata tashmë do të zgjidhet përmes procesit gjyqësor.

“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur edhe tani është në proces gjyqësor edhe ligji vendos edhe e kanë në dorë ata, edhe ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.

Gjithashtu i pyetur nga moderatorët e Goca dhe Gra nëse është ndjerë i favorizuar në Big Brother Vip 5, për shkak të shoqërisë së tij me Gjesin, ai tha se:

“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe jam falënderuese shumë atyre që më kanë mbështetur”.

Pas lirimit nga ndalimi, Gjesti ka reaguar sot përmes përfaqësuesit të tij ligjor, duke dhënë detaje mbi ngjarjen dhe zhvillimet e fundit. Avokati i tij, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë publikisht, ku sqaroi situatën dhe masat e marra ndaj artistit. Sipas tij, Gjesti ka pranuar veprimet e tij dhe ka shprehur pendesë për sjelljen ndaj drejtuesit të kompanisë “Onima”, duke premtuar se nuk do t’i përsërisë më.

Po ndodh...