Kandidatja për kryetare të PD-së, Alesia Balliu: Berisha ka bunkerizuar partinë për interesat e tij dhe familjes

20 Mars 2026, 19:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Kandidatja për kryetare të PD-së, Alesia Balliu: Berisha ka

Alesia Balliu është demokratja që ka shpallur kandidaturën për kryetare të Partisë Demokratike në zgjedhjet që zhvillohen së afërmi në këtë parti. Ajo thotë se hyn në këtë garë jo me synime për të zëvendësuar Berishën në krye të partisë, por për t’i dhënë mesazh të gjithë demokratëve, kryesisht të rinjve, që PD ka nevojë për garë dhe që kjo parti ka nevojë emergjente të demokratizohet.

Alesia Balliu flet për angazhimin e saj në PD qysh në moshë fare të re, zhgënjimet nga lidershipi i partisë, dhe veçanërisht për mbështetjen që ajo dhe familja e saj i dhanë foltores së Berishës, si dhe zhgënjimin e madh që erdhi kur Berisha e mori sërish drejtimin e partisë. Ajo është e bindur se Berisha ka bunkerizuar partinë për ta përdorur për interesat e tij të pushtetit dhe interesat ekonomike të familjes së tij.

Balliu thotë se Berisha është, pa asnjë diskutim, elementi më i cënueshëm i Edi Ramës, përmes të cilit ky i fundit garanton vazhdimësinë e pushtetit. Ajo flet për marrëveshje dhe pasurim të pandalur të familjes së Berishës, por edhe për “40 rrogëtarët” e Berishës, deputetët e kësaj partie që i binden qorrazi kryetarit, edhe pse ai nuk premton dhe as nuk ka në aspiratë kthimin e PD-së në pushtet.

Mosha biologjike, thotë ajo, veç të tjerash, është një faktor shumë i rëndësishëm që nuk e mundëson drejtimin e partisë në mënyrën e duhur për të fituar zgjedhjet. Alesia Balliu flet për Nënin Basha dhe “paturpësinë” e elitës drejtuese të PD-së për ta vënë në diskutim heqjen e këtij neni, që parashikon largimin e kryetarit kur humbet zgjedhjet.

Për Alesia Balliun, nëse PD vazhdon në këtë rrugë me këtë elitë drejtuese, zgjedhjet e ardhshme të PD-së do të jenë akoma më të vogla, aq sa për t’i shërbyer vetëm një individi dhe familjes së tij.

Po ndodh...