Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve! A ka ndikim tek njerëzit?

Sëmundja e aftës epizootike, e cila prek bagëtitë, është shfaqur ditët e fundit në Greqi, duke sjellë si pasojë ndërprejen nga Shqipëria të importit të kafshëve.
Afta epizootike konsiderohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blegtorisë sepse ky virus nuk kurohet, ndërsa kafshët e infektuara asgjesohen, sepse ky infekesion përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat.
Mjeku veteriner, Prof.Dr.Vangjel Ceroni ka deklaruar për Top Channel, se Afta epizootike është një sëmundjet më të rënda që ka hasur blegtoria.
“Është një nga sëmundjet më të rënda që ka hasur blegtoria. Nuk mjekohet afta epizootike sepse kur bëhet kafsha me shenja klinika ka mbaruar gjithçka. E rëndësishme është të parandalohet”, ka deklaruar vetereri.
Edhe pse sëmundja transmetohet nga njeriu tek kafshët, vlen të theksohet se afta epizotike nuk rrezikon jetën e njeriut.
Nga ana tjetër, për kafshët ajo është tepër agresive sepse brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër afta epizotike ka fuqi të asgjësojë kafshët e fermës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128