VIDEO/ CAF ia hoqi titullin e kampionit të Kupës së Kombeve Afrikane, Senegali ruan me ushtri trofeun e artë dhe refuzon ta kthejë!

20 Mars 2026, 17:30 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ CAF ia hoqi titullin e kampionit të Kupës së Kombeve

Trofeu që ekipi kombëtar i Senegalit fitoi në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundmi (janar), tani mbahet në një bazë ushtarake në Senegal.

Trajneri i ekipit, Pape Thiao, e çoi trofeun në një bazë ushtarake dhe e la atje që ushtarët që do ta ruajnë ditë e natë të bënin fotografi me të.

Ju kujtojmë se Senegali fitoi kupën në finale kundër Marokut, por dy muaj më vonë, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) e hoqi atë dhe ia dha Marokut sepse Senegali u tërhoq dhe u kthye për të vazhduar dhe përfunduar ndeshjen e tyre!

Senegali refuzon ta kthejë kupën dhe po i bën apel CAS-it që të përmbysë këtë vendim të paprecedentë.

Po ndodh...