Pamje të frikshme në Korenë e Jugut, shpërthen zjarr në një fabrikë! Plagosen rreth 50 persona

20 Mars 2026, 17:45 / BOTA ALFA PRESS

Pamje të frikshme në Korenë e Jugut, shpërthen zjarr në

Pamje të frikshme po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, ku një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë të pjesëve automobilistike në Korenë e Jugut, duke mbuluar qiellin me tym të dendur.

Sipas raportimeve paraprake, rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidentit, ndërsa të paktën 35 prej tyre kanë pësuar lëndime më të rënda.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial, duke shkaktuar panik mes punëtorëve dhe banorëve të zonës përreth.

Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar të lënduarit drejt spitaleve.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Po ndodh...