Ra nga skela në Itali, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar

20 Mars 2026, 14:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ra nga skela në Itali, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili ra nga një skelë në një kantier ndërtimi në qendrën historike të Modenës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht 52-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa kompania e ndërtimit ku punonte Tafçiu ka deklaruar se po bashkëpunon me institucionet për sqarimin e aksidentit.

Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare dhe banues në Cavezzo, ishte baba i katër fëmijëve.

Po ndodh...