Ndodh për herë të parë në 60 vjet! Xhamia në Jerusalem mbyllet gjatë Bajramit, autoritetet izraelite largojnë besimtarët

Për herë të parë që prej vitit 1967, xhamia Al-Alsa në Jerusalem qëndroi e mbyllur gjatë Bajramit. Kjo pasi autoritetet izraeklite e mbyllën xhaminë në fillim të luftës me Iranin për "arsye sigurie".
Portat e xhamisë nuk u hapën as ditën e sotme, për këtë arsye besimtarët u falën sa më afër vendeve të shenjta që ishte e mundur.
“Ky kufizim i paparë ka penguar mijëra palestinezë të festojnë një nga rastet më të rëndësishme fetare të vitit në një nga vendet më të shenjta të Islamit”, tha Komiteti i Lartë Presidencial për Çështjet e Kishës në Palestinë.
Në pamjet të cilat kanë qarkulluar në rrjet shihet se njerëzit largohen nga xhamia me vrap dhe në ajër duket tym, i cili ka mundësi të jetë gaz lotsjellës i përdorur nga autoritetet.
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa , i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit, ka rëndësi fetare si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë. Dekadat e fundit ajo është bërë një pikë tensioni duke përfshirë kufizimet në aksesin e myslimanëve palestinezë në vend, si dhe projektet e gërmimeve izraelite në afërsi dhe dëbimet e banorëve palestinezë në lagjet përreth.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128