Tentoi të vriste çiftin duke i përplasur me makinë, arrestohet i riu në Fier

20 Mars 2026, 13:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentoi të vriste çiftin duke i përplasur me makinë,

Një 29-vjeçar me inicialet F. Ç. është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi muajin e kaluar përplasi me makinë një çift, pas një konflikti për motive të dobëta.

Shtetasit e dëmtuar janë 45-vjeçari me inicialet S. N. dhe bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet E. N., të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Sipas Policisë, riu akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë. Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë””,- njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...