“Do të doja të mos e kisha takuar kurrë”, Princesha e Norvegjisë për Epstein: U mashtrova!

Princesha Mette-Marit e Norvegjisë deklaroi se ndihet e penduar për miqësinë që kishte zhvilluar me të ndjerin Jeffrey Epstein, duke theksuar se u manipulua dhe mashtrua. Në një intervistë me transmetuesin publik norvegjez NRK, princesha tha:
“U manipulova dhe u mashtrova. Sigurisht, do të doja të mos e kisha takuar kurrë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të pranoj se nuk e kam kontrolluar më me kujdes të kaluarën e tij dhe gjithashtu të pranoj se jam manipuluar dhe mashtruar kaq shumë.”. Mette-Marit sqaroi se marrëdhënia e saj me Epstein ishte miqësore dhe jo e natyrës tjetër:
“Ishte një marrëdhënie miqësore: ai ishte para së gjithash miku im. Por nëse pyetja juaj është nëse marrëdhënia ishte e një natyre tjetër, përgjigjja është jo.”. Princesha, gruaja e Princit të Kurorës Haakon, mbajti kontakte me Epstein nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe qëndroi në shtëpinë e tij në Palm Beach për katër ditë gjatë një vizite private në vitin 2013, sipas dokumenteve amerikane. Ajo theksoi se nuk ka qenë dëshmitare e ndonjë aktiviteti të paligjshëm:
“Nuk kam parë kurrë asgjë të paligjshme,” tha Mette-Marit. Ky deklarim vjen pas reagimeve publike për lidhjen e princeshës me Epstein, duke u përpjekur të qartësojë natyrën e marrëdhënies dhe pendimin e saj për këtë periudhë.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128