Salianji ‘degjeneron’ Flamur Nokën: Nuk e mbaj as si roje, fytyra e dështimit të PD-së!

20 Mars 2026, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji ‘degjeneron’ Flamur Nokën: Nuk e mbaj as si roje,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, hodhi akuza të forta ndaj deputetit Flamur Noka, duke e cilësuar atë si një nga figurat më problematike brenda selisë blu.

I ftuar në News 24, Salianji e ka përshkruar Nokën si një person me probleme të shumta ligjore dhe lidhje me elementë kriminalë.
“Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel”, tha ai.

Po ndodh...