Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda
20 Mars 2026, 11:27 / BOTA

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes (20 mars), duke shkaktuar panik te banorët e qytetit të Janinës dhe Epirit.
Lëkundjet u ndjenë të forta, për shkak të thellësisë së vogël të tërmetit, e cila është vlerësuar rreth 20.3 kilometra.
Sipas Institutit Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte rreth 10 kilometra në veri-verilindje të zonës Agia Kyriaki.
Tërmeti ndodhi në orën 11:05 sipas kohës lokale dhe, megjithëse nuk zgjati shumë, ishte mjaftueshëm i fortë për të shqetësuar banorët në Janinë dhe në zonat përreth.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128