Akuzohet si i implikuar në një ngjarje kriminale, arrestohet i riu në Shkodër

Policia në Shkodër ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet si i përfshirë në një konflikt me armë në qytet.
Bëhet fjalë për K. F., banues në fshatin Grudë e Re, për të cilin Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Sipas hetimeve, më 16 janar 2026, 21-vjeçari dyshohet se ka transportuar me automjet shtetasin E. K., i cili u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. M. dhe dyshohet se ka përdorur armë zjarri, pa shkaktuar pasoja.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128