Bruce Willis feston ditëlindjen, mesazhi i veçantë i bashkëshortes së tij Emma Heming Willis

Emma Heming Willis nderoi bashkëshortin e saj, Bruce Willis, me rastin e 71-vjetorit të lindjes më 19 mars, përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ndërsa njëkohësisht promovoi edhe fondin e ri bamirës që ka themeluar.
Në përshkrimin e fotos, ku aktori shfaqet i buzëqeshur dhe i qetë, ajo shkroi: “Sot festojmë ditëlindjen e Bruce-it.”
Aktivistja dhe nëna e dy vajzave të tyre, Mabel (13 vjeç) dhe Evelyn (11 vjeç), e përdori këtë ditë për të promovuar fondin “Emma & Bruce Willis Fund”, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për demencën frontotemporale, të mbështesë kërkimin shkencor dhe të ndihmojë kujdestarët.
“Ky rrugëtim me FTD më ka hapur sytë për realitetin me të cilin përballen shumë familje,” u shpreh ajo. “Më frymëzoi të krijoj ‘Emma & Bruce Willis Fund’ për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbështetur kërkimin dhe për të qëndruar pranë kujdestarëve që mbajnë një barrë kaq të madhe çdo ditë.”
Ajo gjithashtu inkurajoi fansat që ta nderojnë Bruce Willis në ditëlindjen e tij duke bërë një donacion në këtë fondacion ose në organizata të tjera që veprojnë në të njëjtën fushë, apo edhe përmes një gjesti të thjeshtë mbështetjeje ndaj një kujdestari.
Bruce Willis, i cili ka edhe tri vajza nga martesa e mëparshme me Demi Moore, Rumer (37 vjeç), Scout (34 vjeç) dhe Tallulah (32 vjeç), u diagnostikua me demencën frontotemporale në vitin 2022, në moshën 67-vjeçare.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128