Skandal në Ferma VIP, Big Mama pështyn Albën në fytyrë

9 Maj 2025, 19:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Skandal në Ferma VIP, Big Mama pështyn Albën në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë dhe e papërshtatshme ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku tensionet mes fermerëve kanë arritur kulmin.

Një debat i ashpër dhe me ofendime të rënda ka shpërthyer mes Big Mames dhe Albes, duke përfunduar me një veprim skandaloz, përshtyrje e cila ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Në një moment nervozizmi, Big Mama  përdori një gjuhë fyese ndaj Albës, duke e quajtur  “pis femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”, duke përdorur gjithashtu edhe gjuhë të papërshtatshme në serbisht. Ky akti i pështyrjes është konsideruar nga publiku si një shkelje e rëndë e normave  etike dhe sjelljes njerëzore.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë dënuar ashpër sjelljen e Big Mames dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga produksioni.

 

Po ndodh...

ide