Temperaturat prekin shifrën e -35 gradë, mijëra turistë mbesin të bllokuar në Lapland për shkak të pezullimit të fluturimeve

12 Janar 2026, 09:48 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Temperaturat prekin shifrën e -35 gradë, mijëra turistë

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi që i ftohti ka bërë që të anulohen fluturimet nga një prej aeroporteve të saj, raportoi BBC-ja.

Nisjet nga aeroporti i Kittilës në Lapland, nga ku udhëtarët do të shkonin në vende si Londra, Bristoli, Manchesteri, Parisi e Amsterdami, u anuluan të dielën pasi temperaturat shkuan deri në -35 gradë Celsius.

Problemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës parashikon temperaturë minimale prej -39 gradë Celsius. Fluturimi i parë nga Kittila është anuluar tashmë.

I ftohti ekstrem e bën të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe të furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë.

Operatori i aeroportit Finavia i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër po e përkeqëson situatën pasi po krijon ngricë të rrëshqitshme.

Derisa Laplandi – i cili përfshin Norvegjinë veriore, Suedinë dhe Finlandën – është i njohur për të ftohtin dhe borën, Laplandi finlandeze zakonisht ka temperaturë mesatare dimërore prej -14°C, me rënie të herëpashershme në -30°C, sipas bordit të turizmit të vendit.

 

Po ndodh...