U bë nënë për herë të dytë! Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit dhe kuptimin e veçantë

14 Shkurt 2025, 19:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

U bë nënë për herë të dytë! Fatma Haxhialiu

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi sot emrin e veçantë që ajo dhe bashkëshorti vendosën për djalin e tyre.

Përmes një postimi në Instagram, Fatma bëri me dije se emri që ajo i ka vendosur djalit është Noar.

“Emër i vjetër Ilir referuar lumit Noarus. Në kultura e fe të tjera. Dritë, I ndriçuar, ai që sjell dritën. Referuar ndriçimit të butë të hënës dhe diellit”, shkruan Haxhialiu krahas disa fotove mjaft të bukura të bebes Noar.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)

Më 5 shkurt Fatma, me anë të një video në rrjetet sociale ndau momentet e veçanta nga lindja e djalit të saj teksa bëri edhe një dedikim të ëmbël ku shprehu lumturinë dhe emocionet për ardhjen në jetë të të voglit.

“4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruan, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkroi moderatorja.

Po ndodh...