
U kurorëzua Miss Universe Albania, Françeska Rustem zbulon tiparin për të cilin është bullizuar

Françeska Rustem ishte e ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, ku zbuloi më shumë për jetën e saj dhe kurorëzimin “Miss Universe Albania”.
Ajo zbuloi se ka një kauzë të rëndësishme dhe shumë personale, që është bullizmi. Françeska rrëfeu se është bullizuar në 9-vjeçare për një tipar që e karakterizon dhe që sot e ka kthyer në armën e saj më të fortë.
“Kauza ime është bullizmi, sepse e kam një kauzë personale. Kur kam qenë në shkollë, në 9-vjeçare, unë kam qenë vazhdimisht e bullizuar për tiparin tim të vetullave. Vetullat nuk i kam hequr, nuk i kam prekur asnjëherë. Gjatë gjithë kohës më kanë tallur, se i kam pasur edhe të bashkuara në fakt. I kam hequr në moshën 16-17 vjeç. Madje dhe make up artistët më thonë që pastroji pak dhe unë u them që nuk i prek. Kështu i kam dhe kështu dua të vazhdoj t’i mbaj. Më karakterizon. Mendoj që është një armë që unë tani e kam kthyer në armën time më të fuqishme dhe më veçon pak edhe nga vajzat e tjera.”
-
Mbi 2 milionë myslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit
14 Qershor, 18:49 -
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj
14 Qershor, 18:36 -
Mbi 2 milionë myslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit
14 Qershor, 18:49 -
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj
14 Qershor, 18:36

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128