VIDEO/ Martohet Kozeta Kurti, fustani i saj i nusërisë bardhë e zi i le të gjithëve pa fjalë

Lajmi se Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë nuk na gjeti edhe aq të papërgatitur sa mund të mendoni. Pasi e kishte mbajtur gjithmonë hermetike jetën private, gazetarja e njohur radiofonike pranoi gjatë gjysmëfinales së vjetshme të Këngës Magjike se dikush i kishte vjedhur zemrën dhe së shpejti do të vishte fustanin e bardhë.
Ajo dhe partneri i saj, muzikanti Hektor Duri, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre të rrethuar nga familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe të ftuarit VIP. Ndër këta të fundit përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutaj, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Enkel Demin, Gerta Hetën dhe Ardit Gjebrean që e shijuan në maksimum mbrëmjen e djeshme.

Përveç atmosferës energjike që u krijua nga Kozeta në pistën e kërcimit ajo që u ra në sy të ftuarve, por edhe neve, ishte fustani i nusërisë.
Dihet nga të gjithë që ajo është një adhuruese dhe njohëse e shhkëlqyer e muzikës rock, ndaj s’mund të mungonte kurrsesi ky element në momentin e saj më të lumtur.
Kozeta kishte kombinuar me shumë stil fustanin e bardhë me një gjysmë pelerinë të zezë sipër, duke krijuar kësisoj një veshje unike që na la të gjithëve pa fjalë.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128