Video- virale / ‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother

1 Prill 2023, 13:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Video- virale / ‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka përgatitur një parodi për banorët e Big Brother VIP kanë të cilët kanë ‘pushtuar’ faqet rozë. Në rrjet qarkullojnë vazhdimisht video të shkurtra që tregojnë çfarë bëjnë ata brenda shtëpisë.

Nën tingujt e këngës ‘Jena Mbretër 2’ të reperit Noizy që pritet të dalë së shpejti në treg, Bylyku ka përgatitur disa rreshta ku përmend Luizin, Jorin, Efin, Kiarën dhe Qetsorin.

E kisha të vështirë të flas, por s;jetoj dot me këtë makth. Të mos ta ndjejë se kush voton se këtu ka produksion, 24 orë komshia sheh Qetsorin në shezlong. Dum dum na e dha zemra ne, ngelëm pa ndjenja. Mirë që s’na ra të fikët kur Efi doli nga dera. Prap Luizi që trut na krisi dhe Jori misi u çmend farefisi, prap rri mendum se çfarë do thotë Arbana, prap me ilaçe që kur doli Kiara. S’ka kuptim, kam hallin e shokut tim, ishalla e mbyll me Keisin mos i thyen Sabiani shtëpinë. Çoni krejt lutjet nalt se pa Big jeta ime s’ka kuptim”, thotë Olsi.
Thuajse të gjitha klipet e Big Brother që bëhen virale mbajnë tingujt e këngës së re të reperit Noizy, ndaj edhe Olsi duket se e ka zgjedhur për parodinë e tij.

 

 

Po ndodh...

ide