
Zbulohet sekreti, Anxhelina Hadërgjonaj është martuar, jeton në Dubai

Anxhelina Hadërgjonaj mesa duket i ka dhënë fund beqarisë.
Këngëtarja e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes jetën e saj private, por kësaj herë nuk ia ka dalë dot.
Ka qenë miku i saj, Ariel, ai që në një video në TikTok ka treguar se tani nuk jetojnë më bashkë pasi Anxhelina është e martuar dhe jeton me të shoqin e saj në Dubai.
Por është mjaftuar me aq! U kujdes që të mos të rrëfente asnjë detaj tjetër që mund të identifikonte personin që ka vjedhur zemrën e këngëtares shqiptare.
"Doja shumë kohë që ta bëja këtë video sepse kemi 10 vjet që e njohim njëri-tjetrin. Kemi jetuart bashkë për 7 vite dhe pastaj iku. Është e martuar tani dhe jeton në Dubai, ndaj edhe duhet që të flasim në telefon. Ajo jeton në Dubai, unë në Los Angelos, edhe na duhet që të jemi të ndarë, por kur takohemi është sikur nuk jemi ndarë kurrë,"-tha ai ndër të tjera në videon e publikuar.
Mesa duket është i njëjti person që Anxhelina Hadërgjonaj postoi në rrjetin e saj social, Instagram. Fotoja u publikua disa minuta dhe pastaj u fshi.
ide

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128