Rrëfimi prekës i Roza Latit / Mikela Pupa i del në mbrojtje, reagon ashpër ndaj…

2 Prill 2024, 13:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rrëfimi prekës i Roza Latit / Mikela Pupa i del në mbrojtje,

Orët e para të mëngjesit, Roza Lati ka vendosur që të tregojë një histori rrëqethëse dhe prekëse të jetës së saj. Banorja e “Big Brother VIP3” ka rrëfyer për herë të parë se ka abortuar një foshnjë para disa kohësh.

Pasi ky lajm u bë viral menjëherë, komentet prej publikut kanë qenë pozitive dhe mbështetëse e disa të tjera jo.

Lidhur me komentet negative ka reaguar Mikela Pupa, e cila është mikeshë e Rozës dhe del në mbrojtje të saj. Ajo shprehet se i vjen keq për njerëzit që e rrethojnë, duke i quajtur ‘moralistë të Instagram-it’ të gjithë personat që gjykojnë për veprime të cilat ata vetë nuk kanë qenë në pozitë të moderatores së njohur.

Rrëfimi prekës i Roza Latit / Mikela Pupa i del në mbrojtje,

“Kam lexuar komente pafund nga ju moralistët e Instagram-it duke e gjykuar dhe kryqëzuar për një veprim që nuk keni patur veshur këpucët e saj apo të kishit mbi kurriz vuajtjet e saj, dhe një herë më vjen keq për njerëzit që na rrethojnë.

Të sjellësh në jetë një jetë të re e para ke përgjegjësinë ti japësh jetën që ty të ka munguar dhe familjen që ty të ka munguar.

Sfida më e madhe e jetës është të gjesh BABAIN apo MAMANË e duhur për fëmijët e tu.

Fëmija është bekimi i Perëndisë dhe obligimi prindërit që ti ofrojë jetën e lumtur dhe familjen e shëndetshme.

Roza Lati jam e lumtur që të kam në jetën time. Dhe krenare për ty që e tregon kaq hapur realitetin tonë, nuk kamuflohesh pas një petku të televizionit por jep mesazhe për shumë vajza aty jashtë. Nëse nuk janë gati ta ndërpresin një shtatzëni sasa ti shohim që përfundojnë në kanibalizëm siç kemi dëgjuar kohët e fundit lajme nga më të tmerrshmet që falë Zotit sot janë pas hekurave për veprimet e tyre”, shkruan Mikela në postimin e saj në “Instastory”.

 

ide