Si e ndihmon Rusia Iranin të godasë bazat amerikane

Katërmbëdhjetë satelitë rusë të përdorur për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës kaluan mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudite, vetëm dy ditë para një sulmi të rëndë iranian, sipas një analize të CNN.
Sipas burimeve amerikane dhe ndërkombëtare të inteligjencës të cituara nga CNN, të dhënat e mbledhura nga këta satelitë mund t'i kenë dhënë Iranit avantazh të rëndësishëm në identifikimin e objektivave amerikane dhe në realizimin e disa prej goditjeve më të sakta gjatë konfliktit.
Mjeti kryesor është sateliti rus Cosmos 2573, një prej mjeteve hapësinore të përdorura nga Moska për mbledhjen e inteligjencës. CNN thotë se ka siguruar të dhëna orbitale që tregojnë se Cosmos 2573 dhe 13 satelitë të tjerë rusë kaluan mbi bazën ajrore Prince Sultan, pranë Riadit, më 25 mars, dy ditë para sulmit iranian të 27 marsit.

Sipas analizës, satelitët kishin aftësi të ndryshme. Një pjesë mund të sigurojë imazhe të detajuara të objekteve ushtarake, ndërsa tetë prej tyre janë satelitë të sinjaleve, të aftë për të interceptuar emetime radio dhe radarësh. Dy satelitë përdorin sensorë infra të kuq për të identifikuar gjurmë termike, ndërsa tre satelitë me radar me hapje sintetike, të njohur si SAR, mund të operojnë edhe në errësirë apo përmes reve.
CNN thekson se këto të dhëna mund të ndihmojnë në përcaktimin e pozicionit të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe lëvizjes së pajisjeve ushtarake.
Sulmi iranian ndaj bazës Prince Sultan më 27 mars shkaktoi dëme të mëdha dhe plagosi 12 personel amerikanë, sipas burimeve të cituara nga CNN. Në mesin e objektivave ishte edhe një avion AWACS, pjesë e rëndësishme e kapaciteteve amerikane të vëzhgimit ajror në rajon.

Sipas CNN, burimet amerikane dyshojnë se inteligjenca satelitore ruse i është transmetuar Iranit edhe në raste të tjera gjatë luftës, përfshirë një objekt të CIA-s në kryeqytetin saudit.
Ekspertë e lidhin këtë bashkëpunim me mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe shkëmbimin e inteligjencës mes Uashingtonit dhe Kievit. Megjithatë, shkalla e ndikimit të mbështetjes ruse në operacionet iraniane mbetet objekt debati mes zyrtarëve amerikanë.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128