Shtyhet gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Po fshihen provat shfajësuese brenda 180 mijë faqeve dokumente

Monika Kryemadhi ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është kryer analiza financiare në dosjen ndaj saj dhe Ilir Metës, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e të dhënave të OPGJ-së në vend të dokumenteve dhe transaksioneve bankare.
Kryemadhi tha se një ekspert financiar duhet të mbështetet te dokumentet bankare, transaksionet, të ardhurat dhe shpenzimet për të ndërtuar analizën financiare dhe jo të argumentojë akuzën duke iu referuar konstatimeve të OPGJ-së.
Ajo u ndal edhe te volumi i madh i materialeve në dosje, duke deklaruar se bëhet fjalë për qindra mijëra faqe me llogari bankare të kompanive dhe individëve të ndryshëm. Sipas saj, përfshihen të dhëna financiare që lidhen me prona në Qerret, Bllok dhe Kodër të Diellit, si dhe llogari të familjarëve dhe kompanive.
Kryemadhi pretendoi se në dosje ka edhe raste ku konstatimet e analizës financiare, sipas saj, bien ndesh me dokumentet e Drejtorisë së Tatimeve. Ajo solli si shembull pretendimin se në analizë është pasqyruar se nuk kishte paguar tatimin në burim, ndërsa deklaroi se disponon një shkresë të Tatimeve që, sipas saj, konfirmon pagesën e detyrimeve.
“Ti këtë gjë në 180 mijë faqe, ti duhet të gjesh një shkresë. Pra do kërkosh gjilpërën në kashtë”, u shpreh Kryemadhi, duke argumentuar vështirësinë që, sipas saj, paraqet gjetja e dokumenteve konkrete brenda dosjes.
Ajo shtoi se në procesin gjyqësor do t’i duhet t’i paraqesë gjykatës dokumentet origjinale dhe të kërkojë që ato të pranohen si prova.
PJESË NGA DEKLARATA
Monika Kryemadhi: ...me letra të Ilir Metës apo Monika Kryemadhit, që edhe pse të ardhurat dhe vetë financiarja e SPAK-ut e nxjerrin që ka pasur të ardhura për ta blerë, por "unë nuk i konsideroj", thotë, se sipas OPGJ-së. Më thoni cili analist financiar, cili ekspert financiar, bën një analizë financiare duke thënë "sipas OPGJ-së"? Eksperti financiar merr transaksionin bankar, merr dokumentin bankar dhe ndërton hyrjet, daljet, shpenzimet, të ardhurat. Nuk bën argumentimin e akuzës. Megjithatë, seancat e tjera do t'i kemi gjatë rrugës, kemi pafundësi.
Gazetarët: Kur thoni që dosja hetimore ndaj jush është e çoroditur, çfarë nënkuptoni?
Monika Kryemadhi: Është e çoroditur sepse, që ta dini, në dosjen tonë janë me qindra mijëra faqe llogari bankare të firmave të ndryshme. Për shembull, të shtëpisë që ne kemi marrë në Qerret në 2002-shin që e kemi blerë nëpërmjet një kredie, kompanisë të cilës ne ja kemi marrë shtëpinë dhe e kemi marrë nëpërmjet kredie, i janë marrë të gjitha llogaritë bankare që nga viti 1992 deri në vitin 2023. Për të vërtetuar nëse mund të kishte pastrim të vizave, parash, e të tjera. Shtëpisë në të cilën ne e kemi pas blerë te blloku dhe ia kemi shitur një kompanie tjetër, po themi, i është marrë gjithë llogaria financiare e personit i cili e ka blerë shtëpinë, i cili është edhe një biznesmen, dhe janë marrë, përveç llogarisë financiare të vetes, të familjes së tij, janë marrë dhe llogaritë financiare të kompanisë. Tek Kodra e Diellit, janë marrë gjithë llogaritë financiare... çfarë më duhen mua llogaritë financiare të pronarëve, të firmave të ndërtimit apo të familjarëve të tjerë? Por në mes llogarive financiare të këtyre personave, ti gjen, do shkosh të gjesh një përgjigje të Drejtorisë së Tatimeve kur pyetet "a e ka paguar tatimin në burim zonja Monika Kryemadhi?". Sepse në analizën financiare që ka bërë po themi ekspertja, thotë: "sipas tatimeve zonja Kryemadhi nuk ka paguar tatimet". Ndërkohë që unë kam shkresën nga Drejtoria e Tatimeve që thotë që korrekte, që i kam paguar gjithë tatimet sepse nuk bëheshin veprimet bankare. Çfarë ndodh? Ti këtë gjë në 180 mijë faqe, ti duhet të gjesh një shkresë. Pra do kërkosh gjilpërën në kashtë.
Dhe kur të vish në gjykatë, unë që të vij me letrën origjinale të tatimeve, duhet t'i jap atributin gjykatës që gjykata të ma japë të drejtën të ma pranojë shkresën, provën time. Por unë duhet ta gjej në dosje dhe të them sipas vetë dosjes apo dokumentave që janë paraqitur në dosje dhe...
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128