Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend
17 September 2026, 10:09 / POLITIKË

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri janë shfaqur publikisht me simbole të UÇK-së në veshjet e tyre.
Ky gjest është bërë në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Deputetët kanë zgjedhur që përmes simboleve të UÇK-së të përcjellin mesazhin e tyre në një moment të ndjeshëm për Kosovën dhe familjarët e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Vendimi i Hagës ka sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa në Tiranë është kërkuar edhe një qëndrim i përbashkët institucional për çështjen e Kosovës.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128