12 protestuesit dalin para gjykatës, mbështetësit mblidhen te dera: Lironi çunat!
17 September 2026, 10:03 / POLITIKË

12 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së hënës në zonën e “Zogut të Zi” do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.
Në mbështetje të protestuesve, pranë ambienteve të gjykatës janë mbledhur një grup qytetarësh dhe protestuesish, të cilët kanë nisur thirrjet “Lironi çunat” dhe “Nuk jeni vetëm”.
Arrestimet u kryen pas protestës së zhvilluar pranë shkollës “Qemal Stafa”, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sipas policisë, efektivët u kërkuan protestuesve të zhbllokonin rrugën, ndërsa situata më pas u shoqërua me tensione dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128