Seanca plenare nis me dënimin për ish-krerët e UÇK-së, Peleshi: Një vendim i dhimbshëm për historinë tonë kombëtare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e ka nisur seancën e sotme plenare me vendimin e marrë ditën e djeshme të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi vendimin si një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm për Kosovën, historinë dhe kujtesën kombëtare.
Ai bëri te ditur, se këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë do të përcjelli një deklarate të përbashkët, ku do të shprehin mendimin për këtë vendim.
“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128