Tensione para Ministrisë së Brendshme! Protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të policisë, një i shoqëruar

17 September 2026, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme.

Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë. Ndërkohë, pasi u përplas me një efektiv, një prej protestuesve ka tentuar që të çajë kordonin e policisë, dhe më pas është ndaluar.

Ai është arrestuar nga policia, veprim që është kundërshtuar nga protestuesit.

 

 

Po ndodh...

ide