Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD, shoqërohet në polici edhe ‘djali i pankartave’

17 September 2026, 12:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Vijon prej orës 9 protesta qytetare në Tiranë.

Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë.

Ndërkohë, në polici raportohet se është shoqëruar edhe aktivisti Ani Marku, i njohur ndryshe edhe si “djali i pankartave”.

Edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. 4 persona janë shoqëruar në polici deri më tani, ndërsa protestuesit janë ‘shpërndarë’ në disa pika kryesore.

Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.

 

 

Po ndodh...

ide