GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i telefonave në sallë, masë rendi dhe sigurie. Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore!
17 September 2026, 12:59 / AKTUALITET

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO këtë të enjte është përgjigjur Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me kërkesën për rishikimin e ndalimit e mbajtjes së telefonave në sallat e gjyqit.
GJKKO sqaron se ndalimi i telefonave është një masë që lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
Sipas gjykatës, kjo masë zbatohet në mënyrë të njëjtë ndaj të gjitha subjekteve procedurale, përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët, duke garantuar barazinë dhe neutralitetin institucional.
GJKKO thekson se avokatët kanë mundësi të përdorin kompjuterin portativ për shënimet e tyre në sallën e gjykimit për nevojat procedurale.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128