Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar pas tubimit të së hënës

17 September 2026, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë.

Trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj protestuesve.

Ata ishin ndaluar disa ditë më parë, pasi dyshohet se tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi, gjatë protestës.    

në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 14.09.2026:

 -u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ermelind Kuka, 19 vjeç; Dorjan Balla, 36 vjeç; Artan Daci, 41 vjeç; Ervis Beqaj, 36 vjeç; Ramazan Dauti, 31 vjeç; Bekim Imeraj, 37 vjeç; Visuar Dalipi, 29 vjeç; A.M, 20 vjeç; Aleandro Ahmetsulaj, 56 vjeç; Ridvan Kamberi, 63 vjeç; Klodian Bajrami, 24 vjeç dhe Enrik Xhemalaj, 39 vjeç; 

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 32 vjeçe; B. K., 27 vjeç; A. Zh., 26 vjeç; S. E., 32 vjeç; M. R., 28 vjeç; A. P., 49 vjeç; L. B., 39 vjeç; K. N., 20 vjeç; F. K., 34 vjeç; E. N., 33 vjeç, A. D., 23 vjeç, E. P., 31 vjeç, L. P., 26 vjeç, M. P., 18 vjeç, dhe I. M., 28 vjeç.

“Më datë 14.09.2026, rreth orës 07:30, një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për tubim, pa lejen përkatëse, dhe vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku ndaluan pranë një gjimnazi duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin, duke cënuar perimetrin e sigurisë në shkollë.

Pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirmin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej pjesëmarrësve në tubim nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”’, thuhej në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

ide