Tiranë/ Zbulohet se kishte diagnozë vdekjeprurëse, ekipi i "Koço Gliozhenit" shpëton nënën dhe foshnjen e saj

Ekipi i mjekëve në maternitetin Koço Gliozheni kanë shënuar një tjetër rast suksesi pasi shpëtojnë mrekullisht nënën dhe foshnjën e saj të cilat ishin në rrezik për jetën. Nëna, Gjyliza Bregu, e shtruar prej dy muaj në maternitet me një diagnozë të rëndë kishte pak shpresa pasi u diagnostikua me një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse, sipas mjekut Obstetër- gjinekolog Vezir Tena ajo ishte në rrezik bashkë me foshnjet pasi kishte “placenta previan” por falë ekipit dhe punës së mjekëve të këtij materniteti gjithçka shkoi mirë dhe Gjyliza mban në krahë të saj fëmijën e saj të tretë i cili është i shëndetshëm edhe pse ka lindur prematurë. Sipas mjekut planifikimi i lindjes në raste të tilla është shumë i rëndësishëm. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri shkruan në Facebook se kjo është histori suksesi duke falenderuar mjekët që morën pjesë në lindjen e Gjylizës.
Postimi:
"Një nënë dhe foshnja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në sajë të punës në ekip mes mjekëve të këtij spitali, në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së
Ndërhyrja u krye me sukses dhe nëna me foshnjen janë ndjekur me shumë përkujdes, falë punës së shkëlqyer të mjekëve Dr. Rezart Ajazi, Dr. Bilbil Hoxha, Dr. Vezir Tena, Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Redi Hoxhallari, Dr. Nordjan Xhindi, Dr. Nikoleta Xhavara, Dr. Vasilika Çina, Dr. Aida Hoxha, dhe instrumentare Ema Haxhi"- shkruan Rama.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


