Urbanët/ Ja çfarë do të ndodh me çmimin e biletave

Kostandin Foni, anëtar i Shoqatës së Transportit Publik shprehet se nuk ka një vendim për ndryshime të biletave, për sa kohë vijon mbështetja e qeverisë dhe e Bashkisë Tiranë ndaj operatorëve të Transportit Publik. Foni thotë për Klan news se lajmi që ka qarkulluar për dyfishimin e biletës nuk është i vërtetë.
“Ky lajm që qarkullon ka qenë një keqinterpretim, pasi kolegu që e ka përmendur, ka qenë pyetja nëse do stopohej subvencionimi. Ndërkohë që operatorët aktualisht janë duke u subvencionuar. Nëse do ketë subvencionim në vijueshmëri, atëherë nuk është e nevojshme as të kërkohet nga ne operatorët apo të propozohet për rritjen e çmimit të biletës”, ka thënë Foni.
Foni tregon se si po mbështetet Transporti Urban Publik gjatë kësaj periudhe
“Aktualisht ka dy subvencionime, për operatorët e Bashkisë Tiranë, pra transportit qytetase është bazuar në kilometrat dhe ciklet, performanca që kryen çdo operator dhe subvencionimi i qeverisë është në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve”.
Edhe ky sektor pavarësisht se po punon me kapacitet të plotë, po ndesh vështirësi për punonjës.
“Kemi një mungesë të theksuar si në stafin e ofiçinës po ashtu edhe në stafin e urbanit siç janë fatorinot apo shoferët. Aktualisht të gjithë urbanët janë me kapacitet të plotë bazuar në kontratën që ka me bashkinë”.
Qeveria në Prill të këtij viti miratoi vendimin për kompensim të kompanive të transportit publik me 100 lekë për litër nafte, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit të biletës.
-
Digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre në Fier
22 Shtator, 14:04 -
-
I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar, qyteti Italian në zi
22 Shtator, 12:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



