
Vetëm 25-vjeçe, shqiptarja punon si mësuese, futbolliste dhe në mbrëmje DJ

Dina Emini është 25-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia, e cila ka tre profesione. Ajo punon mësuese, është futbolliste me ekipin e Skopjes dhe njëkohësisht punon edhe si DJ nëpër evente të ndryshme.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dina tregoi si ia del të ushtrojë tre profesione njëherazi.
“Unë jam mësuese në një shkollë multietnike. Punojmë bashkarisht, jemi shumë të kënaqur nga puna, njëkohësisht jam një futbolliste aktive dhe ushtrohem në një klub të Shkupit, i cili quhet Skopje. Edhe e treta, jam DJ, që merrem me organizimet e mbrëmjeve, bëj dasma, ahengje dhe çdo lloj eventi tjetër. Unë jam vetëm 25 vjeçe”, tha ajo.
Më tej, e pyetur se si i hyri botës së DJ, Dina zbuloi se një shtysë shumë e madhe për të ishte kunati i saj, të cilit i është mirënjohëse gjithë jetën.
“Unë fillova vetë me një grup muzikor në Kumanovë. Mirëpo, burri i motrës sime është në Belgjikë DJ dhe hapat më tej i kam marrë të gjitha pas tij. Edhe atë e kam përkrahjes më të fortë, deri më sot që kam arritur unë. Kam arritur në këtë pikë që të organizojë edhe mbrëmje ‘Lady Night’ në krahë të tij. Gjithçka që kam arritur ia dedikoj atij. Unë merresha me muzikë, po ai më ndihmoi për më tej”, shtoi 25-vjeçarja.
-
Shqipëria me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon
14 Mars, 09:20

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128